Plagosje me armë zjarri pranë mbikalimit të Rinasit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit.

Raportohet se një person është qëlluar me armë zjarri në këmbë, ndërsa autori është larguar.

NOA

I plagosuri, sipas burimeve, nuk ka qenë bashkëpunues dhe po shihen kamerat e sigurisë për të identifikuar personin që e qëlloi.