Parashikimi i motit 17 Maj

1033
Sigal

Moti për ditën e enjte pritet të jetë pjesërisht me vranësira në zonat Veriore të vendit, ndërsa në Jug situata do jetë më e qetë gjatë paradites.

Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë gjatë gjithë ditës pjesën më të madhe të vendit, por në Jug do të ketë vranësira të shpeshta, kryesisht gjatë pasdites duke rrezikuar zonat të izoluara të Juglindjes nga shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rritje të lehtë të vlerave termike në gjithë territorin.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, ndërsa në det dallgëzimi ngjitet në 2 ballë.