Ndërron jetë mjeku që paralajmëroi përhapjen e koronavirusit, u infektua nga një pacient

510
Sigal

Ditën e sotme, mjeku kinez i cili paralajmëroi përhapjen e koronavirusit ndërroi jetë po nga kjo sëmundje.

Mjeku Dr Li Wenliang vdiq sot në Spitalin Qendror Wuhan pasi konfirmoi se ishte infektuar në llogarinë e tij në mediat sociale të shtunën.

Dr Li tërhoqi vëmendjen e publikut pasi u qortua për paralajmërim në mediat sociale për koronavirusin. Ai u akuzua për përhapjen e ‘lajmeve të rreme’ dhe u kritikua nga policia dhe spitali i tij.

Numri zyrtar i vdekjeve vazhdon të rritet ndërsa Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës raportoi 73 vdekje të reja brenda natës, një tjetër rekord ditor.

Sëmundja kërcënuese për jetën ka vrarë të paktën 566 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 28.