Ndarja nga jeta e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, reagon Meta: Vlerësim të veçantë për ndihmën vëllazërore

141
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Meta ka vlerësuar rolin e veçantë që presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe ka luajtur në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Postimi i Plotë nga Ilir Meta:

Mësova me trishtim ndarjen nga jeta të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan.

Vlerësim të veçantë për rolin vendimtar dhe kontributin e Tij të çmuar në forcimin e marrëdhënieve mes vendeve tona, ndihmës vllazërore dhe zhvillimit e përparimit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ngushëllimet më të thella Madhërisë së tij Princit të Kurorës Mohammed bin Zayed, familjes, autoriteteve dhe popullit të Emirateve të Bashkuara për këtë humbje të madhe!