Ndarja nga jeta e ish-deputetit Marko Bello, Meta: La pas një dhimbje të madhe

319
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit të PS-së Marko Bello.

Meta shprehet se Bello la pas një dhimbje të madhe, duke shtuar se ai ishte bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali dhe qytetari model.

Mesazhi i Metës:

Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!

Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes!

Ngushëllimet më të ndjera!

Përherë i paharruar në kujtimet tona!

LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO!