Naftëtarët sërish në protestë, thirrje qeverisë: Uzina të vendoset në punë, të flasë opozita

346
Sigal

Naftëtarët në uzinën e përpunimit të thellë në Ballsh janë ngritur sërish në protestë për të kërkuar rivendosjen në punë.

Ata shprehen se ende nuk ka asnjë përgjigje nga institucionet për fatin e uzinës.

“Nuk ka asnjë vendim nga zoti kryeministër. Kemi shpresuar për një zgjidhje në një kohë të shkurtër.

Duhet të flasin edhe deputetët e opozitës. Kur vijnë për vota sulen tek naftëtarët. Shpresojmë të ketë zgjidhje sa më parë se veç rafinerisë nuk ka asnjë mundësi tjetër” shprehet ata.