Mund të lëvizni lirisht/ Gjermania heq të gjitha kufizimet për Shqipërinë

255
Sigal

Gjermania ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve për shqiptarët. Lajmi në fjalë është bërë me dije nga ambasada gjermane në Tiranë. Sipas njoftimit të ambasadës, për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore është e domosdoshme një dëshmi e testit dhe një dokument që provon shërimin apo vaksinimin.

Njoftimi i ambasadës:

Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani. Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e dielë, 27.02., ora 0:00 CET. Që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit. Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin. Ju mund të gjeni më shumë informacione dhe linqe në faqen tonë të internetit: https://tirana.diplo.de/al-sq/-/2513688.