Motori përfundon në lulishte, aksidentohet drejtuesi

202
Sigal

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e pasdites në qytetin e Korçës. Një motor mësohet se ka dalë nga rruga, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i saj.

Aksidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin e hipotekës. Drejtuesi i motorit ka marrë lëndime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti mësohet se ka përfunduar në lulishte, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar mbi shkaqet e aksidentit.