Moti, pasditja do të sjellë rrebeshe shiu në gjithë vendin

90
Sigal

Java nis me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta gjatë orëve të paradites por orët e pasdites sjellin grumbulllim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në të gjithë vëndin, më të dukshme në qarqet, Kukës, Shkodër dhe Qarkun e Korcës ku priten edhe mini-stuhi breshëri.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve meteorologjike në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit por mesdita nuk do të sjell ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.