Moti i keq shkakton probleme në bregdetin e Darëzezës, lokalet jashtë shërbimit

127
Sigal

Moti i keq ka bërë që deti të hyjë në një pjesë të madhe të zonës së bregdetit të Darëzezës në Fier. Uji i detit ka zaptuar një sipërfaqe të konsiderushme, aty ku shihen edhe disa godina.

Këto të fundit janë lokale të cilat nuk shfrytëzohen gjatë stinës së dimrit, pasi kanë leje sezonale vetëm për sezonin veror.

Moti në Fier vijon të jetë me reshje, ndërsa hidrovorët janë në gatishmëri maksimale. Situata në terren është duke u monitoruar hap pas hapi.