Moti i keq paralizon portin e Durrësit dhe të Vlorës

449
Sigal

Reshjet e shumta të shiut dhe era e fortë kanë detyruar autoritetet portuale në Durrës që të anulojnë udhëtimet me traget.

E njëjta situatë është shfaqur në Vlorë, ku një traget me 150 persona në bord e ka patur thuajse të pamundur ankorimin në port për shkak të detit të trazuar.

Postimi i Autoritetit Portual të Durrësit:

‘Për pasojë, situata e krijuar gjatë orëve të fundit ka krijuar problematika në veprimtarinë portuale, kryesisht në nisjen/ mbërritjen e e trageteve të linjës Durrës-Bari/Ankona.

Trageti i linjës Durrës-Bari(Aurelia), i parashikuar për t’u nisur në orën 12:00 të mesditës së sotme, është nisur në orën 15:20, për shkak të erës së fortë dhe detit të trazuar.

Në Terminalin Lindor është pezulluar përkohësisht përpunimi i dy anijeve tregtare, si pasojë e motit të keq.

Ndërkohë, anija konteinerike ‘’X Press Shannon”, ndodhet në radë, në pamundësi për t’u akostuar në kalatë për shkak të erës së fortë.

Drejtoria e Përgjithshme Detare, Kapiteneria e Portit të Durrësit, Dispeçeria e Autoritetit Portual, Shërbimi i Rimorqimit, Shërbimi i Pilotimit, Shërbimi Ormexhimit, në gatishmëri të plotë, në funksion të hyrje-dalje të anijeve dhe trageteve dhe në kohe të keqe, 24/24 porti i hapur!’, ka shkruar Autoriteti Portual i Durrësit.