VIDEO/ Lëkundjet e tërmetit ndihen dhe në studion e “News 24”.Ja si u përjetuan

576
Sigal

Lëkundjet e tërmetit me magnitudë 4.9 të shkallës rihter goditën sot vendin, ndërsa fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për dëme materiale. Teksa epiqendra ishte Bubq, padyshim që tërmeti u ndje fuqishëm në Durrës dhe në Tiranë dhe jo vetëm.

Lëkundjet u ndjenë dhe në studion e emisionit ‘Real Story’ në ‘News24’ ku moderatori Sokol Balla njoftoi madje se po binte tërmet. “Një termet, ok! Jemi live. Përjetuam një tërmet jo të vogël ne këto momente qe flasim. Nuk ishte një termet i lehte. Besoj se ishte termet qe u ndje fort ne studio. Presim raportimet e gazetarëve se për çfarë tërmeti behet fjale. Ishte termet i shkurtër.”, tha Balla live. Për më tepër shihni momentet e fiksuara nga kamera në studion e ‘News24’ (Lekundjet nisin ne minuten 0:22).

NOA