Moti i keq paralizon Dibrën, pa drita zona e Kalasë së Dodës, OSHE: Jemi në terren

196
Sigal

Situata në Qarkun e Dibrës, si pasojë e motit të keq ditët e fundit, ka qenë tepër problematike, pasi mësohet se disa zona kanë mbetur pa energji elektrike.

Raportohet se, si pasojë e kushteve atmosferike, është rrëzuar shtylla e fiderit Sllovë, përgjatë aksit Ceren dhe Vosije dhe për pasojë pa energji elektrike janë zonat e Njësisë Administrative Kala e Dodës.

Prej disa ditësh Qarku i Dibrës është mbuluar nga dëbora, e cila ka sjellë problematika të shumta, ndërsa sipas OSHEE, puna për rikthimin e energjisë elektrike vijon të jetë intensive, megjithëse relievi dhe kushtet atmosferike e vështirësojnë punën.