Agron Mema: Gjashtë muaj arrest shtëpie në pritje të një sinjali drejtësie

150
Sigal

Një ngjarje e ndodhur në qytezën e Ksamilit në vitin 2021 dhe e publikuar bujshëm si kapja e “kokave” të vjedhjeve të banesave në këtë njësi administrative të bashkisë së Sarandës, duket se e ka humbur dukshëm zhurmën e saj sensibilizuese dhe performative. Ajo është rregjistruar si çështje penale në gjykatën e faktit Sarandë me NR: 5367 të vitit 2021. Prej atij viti e deri më sot kur njëri prej të akuzuarve , Vangjel Pella, sjell këtë denoncim pranë gazetës “Telegraf”, ngjarjet dhe masat gjyqësore kanë percipituar shumë e shumë më ndryshe, kjo sipas dokumentacionit voluminoz që Vangjel pella vë në dispozicion , si nga organi akuzës, ai policor dhe mbrojtja avokative e tyre. Nga dokumetacioni mësojmë se në ngarkim të shtetasve Vangjel Pella, Getoarb Mulli, Nderim Curri dhe Hilë Mema janë ndaluar nën akuzën e veprës penale “Vjedhje”, vepër kjo e parashikuar tek neni 134/3 i Kodit Penal dhe për këtë, sipas Dhomës së avokatisë Sarandë, personat e akuzuar kanë marrë dijeni për hetimin ndaj tyre, por kanë mbajtur dhe mbajnë qëndrim të prerë, kategorik, që nga ana e tyre nuk është konsumuar kjo vepër penale. Megjithatë, sipas dokumentacionit, organi i avokatisë ka shprehur qëndrimin juridik se janë bërë shkelje të rënda të nenit 149 të Kodit të proçedurës penale, pasi në hetim janë përdorur si prova sende të tilla si kanaçe pijesh e bishta cigaresh, të cilat, sipas avokatisë, nuk janë gjetje të organit të hetimit, por e subjektit të të interesuarve si palë dëmtuese. Por ç’farë ndodh dhe pse qyteti i akuzuar dhe nën arrest shtëpie, Vangjel Pella vjen tek faqet e gazetës sonë? Dy të akuzuar në këtë ngjarje janë liruar dhe vijojnë aktivitetin e lirë jetësor. Vangjeli, u dënua me 6 vite heqje lirie dhe masën e sigurisë arrest në burg. Pas një kërkese të organit mbrojtës të tij më 04-11-2021 për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në bazë të vendimit Nr:23-2021-1115 të datuar më 12-07-2021 nga gjykata e faktit Sarandë, e ka kthyer masën e sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje dhe lirimi i të burgosurit Vangjel Pella është bërë nga dhomat e paraburgimit të Sarandës më 09-11-2022 me urdhër Nr:44 të protokollit, datë 09-11-2022. Kjo ishte gjithshka si kronologji e ngjarjes së bërë bujë e me zhurmë në Ksamil për vjedhjen e një banese dhe i akuzuari Vangjel Pella vijon ende arrestin shtëpiak duke i kufizuar lirinë dhe aktivitetin e tij ekonomik si biznesmen. Ai sjell në redaksi si argumente kundërshtuese të palës akuzuese se brenda retorikës, që pse zonja e shtëpisë së palës së dëmtuar, Entela Iljazi dhe burri Niko erdhi në Ksamil nga Greqia  vetëm tri ditë para vjedhjes së banesës, duket nga data 28-29 qershor 2021 dhe ikën në Greqi një ditë pasi u vodh banesa, më saktë një ditë pas arrestimit të Vangjelit? Tjetër argument sipas Vangjelit është edhe një fakt, sipas tij, që pse qeraxhiu i kësaj banese të Niko Iljazit, Lorenc Koka, është larguar nga banesa në datën 09 korrik pas vjedhjes së banesës dhe ka humbur provat? Në video të kamerave që Vangjel Pella vë në dispozicionin tonë dalin qartë pamje të autorëve të mundshëm të vjedhjes së banesës me maska dhe pse kur autorët futen në banesë ndizet makina e pronarit të banesës Niko Iljazi? Këto retorika me pamje filmike të vëna në dispozicion të gazetës, Vangjelë Pella thotë- se organi i akuzës nuk i merr parasysh dhe ai vijon të vuajë dënimin me arrest shtëpie me një udhëtim maratone gjyqësore për në gjykatën e apelit. Ai shprehet për gazetën se këto do t’i bëjë publike nëpër faqet e shtypit, më saktë gazetës “Telegraf” për të marrë dijeni edhe vet ministri i drejtësisë, Z. Hulsi Manja për përshpejtimin e proçesit gjyqësor dhe vendosjen e drejtësisë në vend. Ai, Vangjel Pella, përveçse videove dhe mbylljes së faqes FB të zonjës së shtëpisë, ka folur enkas për gazetën lidhur me ngjarjen.