Përmbytja dëmtoi dhjetëra hektarë me luleshtrydhe në Fier, banorët: Shteti përgjegjës

193
Sigal

Janë mbi 100 hektarë tokë bujqësore e mbjellë me pemë frutore, kryesisht luleshtrydhe, që kanë përfunduar nën ujë si pasojë e përmbytjeve masive që prekën qarkun e Fierit, si pasojë e reshjeve të fundit që përfshinë vendin tonë javën e kaluar.

Në fshatin Kafaraj i Fierit, ku rreth 500 fermerë të zonës kanë humbur prodhimin e një viti të tërë.

Një pjesë e fermerëve janë emigrantë të kthyer në Shqipëri që kanë investuar në bujqësi fitimet e siguruara në emigrim.

Pavarësisht prurjeve të dendura të lumit Vjosë, që nuk ishin shënuar prej kohësh, fermerët bëjnë përgjegjës për këtë situatë autoritetet shtetërore, që sipas tyre duhet të kishin parandaluar përmbytjet.

Fermerët kanë dyshime për të ardhmen e bizneseve të tyre familjare dhe kërkojnë që shteti ti ndihmojë për t’u ringritur.