Moti i keq në vend, anulohen lundrimet e trageteve të linjës Durrës-Bari

142
Sigal

Për shkak të motit të keq në Portin e Durrësit, janë anuluar lundrimet e trageteve të linjës Durrës-Bari. Tragetet do të nisen në orën 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme.

Për shkak të motit të keq, dallgëzimi në det është 6-7 ballë me drejtim nga jugu.

Ndërsa tragetet nga Bari në drejtim të Durrësit do të nisen në orarin e caktuar.

Gjithashtu janë ankoruar në port dhe nuk mund të lundrojnë anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat.