Moti i keq/ Dëmtohet shkolla në Kalanë e Dodës, pezullohet mësimi

712
Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë sjellë probleme në disa zona të vendit.
Si pasojë e motit të keq dhe reshjeve, shkolla në Kalanë e Dodës në Dibër ka pësuar plasaritje dhe për pasojë është pezulluar mësimi për 50 nxënës të kësaj shkolle.
Sipas shefit të Emergjencave Civile në Dibër shkak i plasaritjeve të shkollës ka qenë rrëshqitja e tokës nga prurjet e shumta të përrenjve.
Sigal