VIDEO/ Furnizonin klientët VIP me kokainë, shkatërrohet banda me shqiptarë, 11 të arrestuar

602
Policia italiane ka shkatërruar sot një bandë shqiptarësh, të cilët akuzohen se furnizonin me kokainë klientë VIP. Mediat italiane raportojnë se në pranga ranë 11 persona, ndërkohë që nuk bëhet i ditur identiteti i tyre. ‘Valdarno post’ shkruan se organizatori ishte një person me masën ‘detyrim paraqitje’.
Mes të tjerash mediat italiane shkruajnë se rrjeti i krijuar nga shqiptarë, merrte ‘porositë’ përmes telefonit dhe më pas bënin dorëzimin e mallit tek banesat e klientëve VIP. Po ashtu bëhet e ditur se për porositë dhe dërgesat përdoreshin kode të caktuara. Mësohet se klientët ishin sipërmarrës, biznesmenë, ndërsa qëllimi i tyre ishte kokaina e pastër.
Ndërkohë, për një dozë çmimi i kokainës varionte deri në 60 euro, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 350 gr kokainë, 500 gr marijuane si dhe 500 doza të gatshme.
Sigal