Moti i keq, 5600 familje në Korçë mbeten pa energji elektrike

39
Sigal

Rreth 5600 familje kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të reshjeve të dendura dhe stuhisë gjatë mbrëmjes.

Sipas infotmacioneve nga OSHEE, grupet e punës janë prej orësh në terren për të bërë te mundur rikthimin e energjisë. Më të prekura nga ndërprerjet e energjisë elektrike janë Bashkitë Pogradec dhe Maliq.

Sipas informacioneve zyrtare nga OSHEE Korçë, 139 abonentë zonat rurale: Zona Strelcë, Strelcë, Velçan dhe Popçisht janë pa energji elektrike.

“Energjia elektrike u shkëput edhe në fshatrat Orman, Sheqeras, Rëmbec dhe terovë të Bashkisë Maliq, ku 1500 abonentë të kësaj zone janë pa energji elektrike. Gjithashtu dhe 900 familje në zonat rurale të qytetit të Korçës, së bashku me 150 të tjerë në qytet janë pa energji elektrike.  

Fshatrat Mollas, Panarit dhe Zona Clirim kanë më tepër se 440 familje pa energji elektrike. Ndërsa situata më e rëndë është në degëzimin e Malit të Thatë në Fshatin Petrushë, ku më shumë se 2472 familje ndodhen pa energji elektrike. Nga një kontakt me përfaqësues së OSHEE Korçë, na është bërë e ditur se për situatën dhjetra grupe pune janë në terren, po për shkak të problemeve të krijuara nuk dihet saktësisht kur përfundimisht do të zgjidhet kjo situatë”, sqaron OSHEE.