VIDEO/ Momenti kur urbani i Institutit përfshihet nga flakët. Ish-deputetja, Caka: Horror! Qytetarëve u rrezikohet çdo ditë jeta

102
Sigal

Ky është momenti kur urbani i linjës së Institutit ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje dhe me qytetarë brenda.

Zjarrikësit ndërhynë menjëherë duke shuar flakët, ndërkohë që urbani ka ndaluar në rrugë.

Pas ngjarjes ka reaguar ish-deputetja dhe sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka.

Në një postim në rrjetet sociale, Caka shkruan se ngjarjet që ndodhin në Tiranë me mjetet e transportit publik do t’i kishin zili edhe filmat horror, ndërsa shtoi se jeta e qytetarëve të cilët përdorin këto linja rrezikohet çdo ditë.

“Edhe filmat horror do t’i kishin zili ngjarjet që po ndodhin së fundmi me linjat e transportit publik në Tiranë.

Babëzia e vjedhjes së Erion Veliajt, po rrezikon çdo ditë jetën e qytetarëve që përdorin transportin publik.

Belind Këlliçi ka një zgjidhje për këtë, prandaj më 14 Maj votoni Belindin dhe ndëshkoni Erionin”, shkruan Caka.