Pamje të zakonshme në Shqipëri, tifozët shohin ndeshjen nga tarraca e pallatit

Kategoria Superiore zhvilloi sot ndeshjet e radhës dhe një prej sfidave ishte ajo mes Egnatias dhe Partizanit.

Përballja u mbyll ne barazim 1-1. Ndërkaq, tifozët në Rrogozhinë e kanë gjetur zgjidhjen për të parë takimin.

NOA

Disa prej tyre kanë hipur në pallatet pranë stadiumit duke e ndjekur nga tarracat e ndërtesave dhe duke shmangur kështu shpenzimet e biletës.

Pamje të zakonshme afër stadiumeve shqiptare.