Ish-diplomati Gumeni: Dosjet nuk hapen sepse bie pushteti, të verifikohen jo vetëm politikanët, por dhe analistët që bëjnë moral çdo natë në panele

35
Sigal

Jo vetëm politikanë, por dhe gazetarë, që bëjnë moral çdo natë nëpër panele

Ish-diplomati i njohur Daut Gumeni është i mendimit se hapja e dosjeve do të përmbysi pushtetin. Dikur i arrestuar për agjitacion dhe propagandë, e pas demokracisë ai do të gjendej në krye të shumë detyrave të ndryshme si për ironi të fatit do të punonte edhe atje ku “ishin dosjet”, por edhe atje “në botën e diplomacisë” së një Shqipërie që dikur dënohej për agjitacion po ta përmendje atë “botën jashtë”. Gjatë një interviste televizive ai tha se “Dosjet nuk hapen se bie pushteti! Prandaj nuk hapen dosjet, t’i themi gjërat troç… Ka vite që thuhet do t’i hapim sot do t’i hapim nesër dhe nuk hapen ato, se po të hapen dosjet është grusht shteti i bardhë”,- tha mes të tjerash në intervistë. Për Gumenin: “Shumica e atyre që kanë zënë pushtet janë me dosje. Ka një mënyrë që është më e lehta e të gjithave. Kush nuk ka dosje, janë shumë pak. (ata që nuk kanë dosje janë më pak). Për ish-diplomatin nuk janë vetëm politikanët ata që kanë dosje. “E jo vetëm politikanë, ka media edhe ka nga ata që tundin shaminë si pionerët e medias së lirë në Shqipëri. I ke me dosje. I ke me pseudonime. Bëjnë moral përnatë në këto panele. Tani ku e gjejnë këtë kurajo këta njerëz?! Që e kanë filluar si aktivistë rinie me emër të ri edhe e kanë akoma emrin se nuk janë hapur dosjet. Ne kemi shumë nga këta demodetë të pushtetit, që kanë vajtur në pushtet për hir të pseudonimeve dhe kanë vetëm një qëllim të jetë ai mirë, pa vendi le të digjet. Nuk është ajo politika. Politika është të bësh të mundur më të mirën. Jo ti vësh zjarrin vendit. Unë kam qënë tërë jetën viktimë e politikës. Se marr dot përsipër siç bëjnë shumë nga këta që ca i futin në lista në intervistën e parë ne politikanët thotë ai. Se kush dreqin e bëri politikanë atë se e futën në një listë për deputetë ose për drejtor në një sector. Prit o vëlla se do ca gjëra t’i dish që të thuash jam politikan. Ne vuajmë se kemi politikën tonë. Në 90’tën hyn në politikën tonë aktivistë që donin të bëheshin politikanë se ishin besnikë të partisë. Po jo, sepse merrnin vesh nga politika.