Mot me kthjellime, por nuk mungojnë alternimet e vranësirave, si parashikohen temperaturat për sot

97
Sigal

Sot, mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Në këtë mënyrë moti parashikohet me kthjellime por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1 ballë.

në zona malore -2 deri 12°C

në zona e ulëta -2 deri 18°C

në zona bregdetare 6 deri 18°C.