Mot i paqëndrueshëm dhe reshje shiu, parashikimi për ditën e sotme

107
Sigal

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të mbeten prezente në vendin tonë, duke sjellë vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë herë pas here reshje të pakta shiu.

Pritet që më të dukshme reshjet të jenë në pjesën e dytë të ditës dhe në zonat veriore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h, kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Vlerat e ulëta barike do të diktojnë kushtet e motit në Kosovë duke sjellë në të gjithë territorin vranësira të shumta, të cilat herë pas here do të gjenerojnë edhe rrebeshe shi. Pritet që më të fokusuara reshjet të jenë në zonat perëndimore të vendit.