Mos harroni, nesër ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta prapa​

1652
Në natën mes të shtunës 28 tetor dhe të dielës 29 tetor do ti spostojmë një orë prapa akrepat e orës.

Kjo na lejon të flemë më shumë, duke rikuperuar orën që na është ‘vjedhur’ në fund të marsit, por ky ndryshim shënon edhe hyrjen e dimrit, dita është më e shkurtër dhe një ndjenjë trishtimi dhe melankolie karakterizon ditët e para të këtij ndryshimi orari.
Bëhet fjalë për një periudhë kalimtare në të cilën rregulli kryesor është të ndjekim ritmet fizike dhe të kujdesemi si duhet për shëndetin tonë.
Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas ); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.
Sigal