Momenti kur 31-vjeçari filmohet duke vjedhur në një dyqan në Durrës, arrestohet nga policia

31
Sigal

Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia përfundoi në pranga. Saleo Kiptiu nga Durrësit ka kryer të paktën tri vjedhje gjatë ditëve të fundit.

Njoftimi:

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të operacionit policor kombëtar “Sundimi i ligjit”, kapet një 31-vjeçar i shpallur në kërkim.

31-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje të tjera, dyshohet se ka vjedhur në 3 biznese, në Durrës, gjatë ditëve të fundit.

Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë kapur dhe ndalur shtetasin e shpallur në kërkim:

Saleo Kiptiu, 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore dyshohet 31-vjeçari:

-më datë 02.12.2023, ka tentuar të vjedhë në një dyqan, në lagjen nr. 11;
-po më datë 02.12.2023, ka vjedhur xhiron ditore të një dyqani, në lagjen nr. 12;
-më datë 06.12.2023, ka vjedhur xhiron ditore dhe disa pije, në një lokal, në lagjen nr. 3.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi S. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.