Suplementi Pena Shqiptare/ Hasan Greni: Zëri i Historisë

22
Sigal

Perden e moçme le të ngremë,

në thellësi të shekujve, në histori.

Aty shumë gjurmë do të gjejmë

të stërgjyshërve tanë me lavdi.

 

 

S’është thjesht e zjarrta ndjenjë,

që lidh Kosovë e Shqipëri.

Por jemi pemë me një rrënjë,

rrënjë që e gjen në lashtësi.

 

 

Nën dhe po flenë të parët tanë,

që lanë përmendore në histori.

Një amanet stërnipërve u lanë:

“Ta ruani të shenjtin vend, në liri!”.

 

 

Se vetë stërgjyshërit që flenë gjumë,

nën dheun mëmë që i mori në gji,

nga thellëia shtrijnë gishtat rrënjëshumë.

 

 

Që ne të bashkohemi në dashuri.

Një trup kanë qenë dhe një tokë,

që në lashtësi, Kosovë e Shqipëri.

Ca kthetra u zgjatën, e bënë copë.

 

 

Janë ndarë; s’janë veç njësh, tani.

Gjakun që na rrjedh në rremba,

si ndajnë dot kufijtë, kurrsesi,

si ndajnë dot as telat me gjemba,

 

 

Zemrat që rrahin plot dashuri.

Zëra të parësh vijnë që larg,

plot patos, besim e siguri.

Më futen mua tani në varg:

“Një të jenë, Kosovë e Shqipëri!”