‘Mllefi i Ramës reflektohet te dhuna e policit të thjeshtë’ / Regjisori deklaron se protesta nuk do të ndalet

233
Sigal

Regjisori Robert Budina pas protestës së zhvilluar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit foli për dhunën e ushtruar dje nga policia ndaj 4 aktivistëve për çështjen e Teatrit. Budina tha se mllefi i kryeministrit për artistët reflektohet te polici i thjeshtë në dhunë.

Robert Budina : Mënyra sesi vepron policia është politike nuk vepron në bazë të ligjit. Vetë Policia e Shtetit është e rraskapitur me idenë që ne dalim përditë aty dhe flasim, kryeministri po e po se nga ai shesh përcillet një pakënaqësi e madhe. Dhe kjo i ka bërë të lodhen dhe të veprojnë dhunshëm sepse tashmë nuk ju mbajnë më as nervat. Gjithë ajo ideja e mllefi i kryeministrit ndaj nesh që përcillet te vartësit e tij reflektohet te polici i thjeshtë në dhunë.  Dhe efektivi i policisë shkel ligjin me shkelje që janë të rënda,  janë penale. Një që nuk u la të filmohej. Koreografi i njohur Donald Martini nuk u la të filmohej iu mor celulari ndërkohë që nuk kanë të drejtë para së të shkosh në komisariat.  Pasi shkuan në komisariat vetëm  për faktin që koreografi tha jam qytetar anglez hëngri një shkelm fytyrës. Po ashtu dhe Astrit Seranaj.

Budina tha se ata nuk do të ndalen për ta çuar drejtësinë deri në fund.

 Robert Budina :  Ky është fundi i degradimit të një efektivi të policisë i cili duhet të përgjigjet penalisht dhe duhet të përgjigjet gjykata nëse ai do ikë nga puna. Apo do futet në burg sepse ka cenuar të drejtat e njeriut të cilat ne kemi shumë kohë që po luftojmë dhe janë të shenjta. Nuk guxon askush t’i shkelë. Të fillojmë njëherë nga këta njerëzit që janë poshtë dhe bëhen vegla të tyre. Ne do ta ndjekim këmba këmbës dhe e kemi treguar që nuk ndalemi.

Lexo edhe : ‘Pandemia mbaron në vitin 2025’ / Konspiracionisti jep arsyen