Ekonomia e 2020, si në ’97 / Eksperti : Qeveria përpiqet që t’ia atribuojë krizën vetëm pandemisë

278
Sigal

Komuniteti i biznesit e krahason vitin 2020, si ndër më të këqinjtë, pas atij të ‘97-ës. Kriza që kanë përjetuar sipërmarrjet është ndër më të rëndat, por kjo situatë nuk lidhet vetëm me pandeminë. Vullnet Haka, anëtar bordi i Bashkimit të Prodhuesve, duke analizuar situatën deklaroi se qeveria përpiqet që t’ia atribuojë këtë krizë vetëm pandemisë.

“Mund ta themi me gojën plotë që duke hequr vitin e mbrapsht ’97, ky vit është me i keqi i dy dekadave të fundit. Po kjo situatë nuk vjen vetëm prej pandemisë, siç kërkon ta paraqesë qeveria. Kjo vjen edhe për shkak të tërmetit. Por jo vetëm. Edhe para këtyre dy fatkeqësive, ekonomia jonë ka probleme strukturore. Ndërsa këtë vit qeveria me vendimet dhe udhëzimet që nxirrte, ndikoi për ta bërë edhe më kaotike situatën për biznesin”, tha Haka.

Sipas Hakës, qeveria nuk duhet ta konsiderojë të tejkaluar këtë krizë, por të vijojë të mbështesë prodhimin vendas sidomos atë që është për eksport.

“Deri më tani po shohim shpresë për një 2021 pak më të mirë, për shkak se vendet partnere me të cilët bashkëpunojmë kanë marrë masa për të rimëkëmbur bzineset e tyre, për rrjedhojë edhe kompanitë shqiptare partnere do të fillojnë të ndjejnë efektet”, përfundoi Haka.

Lexo edhe : ‘Pandemia mbaron në vitin 2025’ / Konspiracionisti jep arsyen