Mjeku i njohur shpërthen ndaj ministres Manastirliu: “Ça do inspektojë ajo o vlla, ku merr vesh ajo nga spitali”

442
Sigal

Mjeku Petrit Vargu i ftuar në një studio televizive ka hedhur akuza të forta mbi menaxhimin e situatës së pandemisë nga ana e ministrisë së Shëndetësisë. Vargu shprehet se njerëzit tashmë pas 5 muajsh arrijnë të dallojnë se kush ka patur të drejtë në deklarimet e bëra mbi situatën e koronavirusit dhe kush i ka shërbyer axhendës qeveritare.

Mjeku thekson se nuk e kupton pse duhet të shkojë ministrja në inspektimin e spitalit COVID 3 kur ajo nuk merr vesh fare nga spitalet dhe madje kur inspektimin e kryen dhe pa drejtorin e spitalit.

“Mllefet politike ne nuk i kemi shprehur asnjeherë, dhe pas 6 muajsh eksperiencë në këtë luftë me Covidin, qytetarët mund të nxjerrin përfundimet se kush ka të drejtë, ne që kemi thënë të vërtetën apo ata që i kanë bërë fresk qeverisë.

Deklaratat i kam super të legjitimuara dhe të arritshme, unë kam thënë që testi serologjik bëhët vetëm për të rikthyer njerëzit në punë. Testet e bëra për nivel studimor nuk kanë asnjë rëndësi. Ato që ndihmojnë gjurmimin e pacienteve dhe ndihmojnë në luftën ndaj epidemisë janë testet me kite dhe tamponë, përmes të cilave mund të bëhet gjurmimi i zinxhirit epidemiologjik.

Nëse e keni parë dje, ministrja e Shëndetësisë inspektoi spitalin COVID3. Ça do inspektoj ajo o vlla, ku merr vesh ajo nga spitali o vlla. Çuditërisht në atë panel të ngushtë nuk ishte drejtori i spitalit. Ngaqë janë totalisht out ia japin formimin e personelit një mjeku të shkëlqyer, Arben Gjata kirurg që të formojë personelin, por kjo nuk është detyrë e Ministrisë së Arsimit por e Ministrisë së Shëndetësisë. Ja e kuptoni në çfarë falsiteti jemi një falsitet që e kuptojnë dhe fëmijët 7 vjeç”, tha mjeku Vargu.