Sigal

Është gjetur trupi muxhahedinit që u mbyt 2 javë më parë në Durrës.

Kujtojmë se viktima u zhduk më 19 qershor, në rezervuarin e fshatit Rrotull në Durrës, disa kilometra larg kampit të tyre.

Maleka Shara’i 47-vjeç, banues në Manëz ishte futur për t’u larë dhe ishte mbytur.

Kërkimer janë kryer nga polumbarë të portit dhe efektivë të policisë së Durrësit.

Trupi i tij është konstatuar në thellësi të rezervuarit, pjesërisht i dekompozuar nga qendrimi për një kohë të gjatë në ujë.

Trupi i pajetë është derguar për egzaminim në morgun e Spitalit të Durrësit.

Në reagimin e saj organizata Muxhahedine e Iranit PMOI kishte deklaruar se Malek humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar jetën e një miku të tij i cili kishte hyrë në rezervuar dhe po mbytej për shkak të një spazme muskulare.
PMOI deklaronte se Shara arriti ta shpëtojë mikun e tij, por vetë nuk mundi të shpëtonte.