Sigal

Policia e Pogradecit ka gjetur buzë liqenit një person, i cili dyshohet se është mbytur. Policia e Korçës ka identifikuar personin që u gjet i mbytur mëngjesin e sotëm në liqenin e Pogradecit. Personi i gjetur i mbytur në breg të liqenit, afër fshatit Pojskë, është 64 vjeçari Sofokli Mano, banues në Tiranë.

“Më datë 02.07.2018, rreth orës 08:45, në breg të liqenit, në afërsi të fshatit Pojskë-Pogradec, është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi rreth 55-60 vjeç, i cili dyshohet të jetë mbytur në liqen”, sqaron policia.

Policia nuk ka sqaruar ende shkakun dhe rrethanat e mbytjes së të moshuarit në liqen.

Ndërkohë u ngrit grupi hetimor dhe po punohet për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.