Sigal

Kush janë këto ushqime?

Portokalli

Portokalli si frut ose edhe lëngu i tij, është i pasur me vitaminën C. Konsumimi i këtij fruti do të përmirësonte ndjeshëm metabolizmin dhe do të çlironte stresin, i cili duket se mund të largohet vetëm nëpërmjet nikotinës.

 

Kivi

Duhanpirja shkakton ulje të niveleve të disa vitaminave si vitamina A, C dhe F. Këto janë të gjitha vitamina të cilat kivi i mundëson dhe i zëvendëson nëqoftëse të mungojnë. Gjithashtu, ndihmon në largimin e nikotinës nga organizmi.

Brokoli

Brokoli është shumë i rëndësishëm pasi është i pasur në vitaminën C dhe B5. Ngrënia e tij eleminon nikotinën nga organizmi ynë.

Lëngu i karotës

Lëngu i karotës është shumë i mirë për lëkurën dhe e pasuron atë me shumë vitamina si A, C, K dhe B. Nikotina, për të paktën tri ditë, nuk largohet nga trupi, por nëqoftëse konsumon lëng karote e përshpejton proçesin dhe pastrimi është më efiçent.

Spinaqi

Spinaqi është një nga perimet më të shëndetshme për shkak se jo vetëm është i pasur me vitamina, por përmban gjithashtu sasi të madhe acidi folik. Na mbron nga kanceri, nga sëmundje kardiovaskulare, kolesteroli, etj. Spinaqi ka shume celulozë që na shërben për tretjen dhe detoksifikimin.

Uji

Sigurisht nuk mund të mungonte uji, i cili s’është ushqim, por ama është një nga bazat e piramidës për një dietë të shëndetshme. Duhanpirja e dehidraton trupin, por pirja e shpeshtë e ujit e hidraton sërish atë, ndihmon ata që duan ta lënë cigaren dhe eleminon nga pak nikotinën në trup.