Miratohet vendimi me të cilin do t’u njihet vjetërsia në punë, punonjësve të  72 ish-kooperativave

651
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Vendimi i qeverisë për pensionet për ish punonjësit bujqësisë, si grupohen ish-kooperativat në mungesë dokumentesh

Mosgjetja e dokumentacionit që konfirmon vitet e punës të kryera në ish-kooperativat bujqësore, prej vitesh ka penalizuar shumë pensionistë, të cilët nuk kanë mundur të konfirmojnë dot vjetërsinë e punës që duhet për pensionin e plotë të pleqërisë, apo përfitimeve të tjera të skemës së sigurimeve shoqërore.

Shkak për këtë, është bërë shkatërrimi i regjistrave të ish-kooperativave, ku një pjesë e tyre mungojnë fare, ndërsa edhe ata pak ekzistuesit, kanë mangësira të shumta në të dhënat që kanë, për të gjitha zonat. Shumë prej ish-punonjësve të bujqësisë u janë drejtuar gjykatave për të konfirmuar vitet e punës në ish-kooperativa, procese të cilat, jo vetëm kanë zgjatur në kohë, por janë shoqëruar edhe me një kosto financiare, që është shlyer nga vetë personi, ose nga vetë organet e sigurimeve shoqërore.

Për t’i dhënë zgjidhje këtij ngërçi të krijuar ndër vite, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 169/2020, “Për njohjen si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore të kohës së punësimit në ish-kooperativat bujqësore”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave, ka miratuar në mbledhjen e zhvilluar pak ditë më pare, edhe vendimin me tre listat ku grupohen ish-kooperativat bujqësore, për të cilat nuk disponohet dokumentacioni vjetërsisë në punë për anëtarët e saj.

Konkretisht, lista e parë përfshin ish-kooperativat bujqësore për të cilat konstatohet i munguar i gjithë dokumentacioni i vjetërsisë në punë, dhe të tilla janë, 18 subjekte. Në listën e dytë, janë ish-kooperativat bujqësore, për të cilat konstatohet i munguar i gjithë dokumentacioni për sektorë apo fshatra të veçantë, në përbërje të saj, ku të tilla janë, 15 subjekte. Ndërsa në listën e tretë, bëjnë pjesë 39 ish-kooperativa të fshatrave apo sektorëve për të cilat disponohen vetëm 1 apo 2 regjistra. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar secilën prej këtyre listave:

Lista e kooperativave bujqësore për të cilat konstatohet i munguar i gjithë dokumentacioni i vjetërsisë në punë
Kooperativa Donofrosë, Berat
Kooperativa Bargullas, Skrapar
Kooperativa Dobrush,  Skrapar
Kooperativa Fushë–Çidhën, Dibër
Kooperativa Borizanë, Krujë
Kooperativa Thumanë, Krujë
Kooperativa Bushnesh, Krujë
Kooperativa Zall -Herr, Tiranë
Kooperativa Vorë, Tiranë
Kooperativa Karinë, Peqin
Kooperativa Darzezë, Gramsh
Kooperativa Dishnicë, Korçë
Kooperativa Lumalas, Korçë
Kooperativa Valbonë, Tropojë
Kooperativa Dragobi, Tropojë
Kooperativa Shosh, Shkodër
Kooperativa Mërtur, Pukë
Kooperativa Nivicë, Sarandë

Lista e kooperativave bujqësore, për të cilat konstatohet i munguar i gjithë dokumentacioni për sektorë apo fshatra të veçantë, në përbërje të saj:
Kooperativa Goriçan, Berat, për fshatrat Goriçan, Qendër, Malas-Breg
Kooperativa Martenesh, Mat, për fshatin Lenë
Kooperativa Bërzeshtë, Librazhd, për fshatin Bërzeshtë
Kooperativa Lunik, Librazhd, për fshatin Përvallë
Kooperativa Sinanaj, Tepelenë, për fshatrat: Sinanaj, Dorza, Matohasanaj
Kooperativa Dukaj, Tepelenë, për fshatin Memaliaj
Kooperativa Lekas, Korçë, për fshatin Gjonbabas
Kooperativa Margegaj, Tropojë, për fshatin Çerem
Kooperativa Armen, Vlorë, për fshatrat: Armen, Treblovë
Kooperativa Dhivër, Sarandë, për fshatrat: Rumancë, Imerefend, Memoraq
Kooperativa Grizhë, Malësi e Madhe, për fshatrat: Qaf-Gradë, Doç, Lopç
Kooperativa Shllak- Temal, Shkodër, për fshatin Kajvall
Kooperativa Kllojkë, Tiranë, për fshatrat: Vakuman, Papunjë
Kooperativa Dajt, Tiranë, për fshatin Shkallë
Kooperativa Priskë e Madhe, Tiranë, për fshatin Ferra

Lista e kooperativave, fshatrave apo sektorëve për të cilat disponohen vetëm 1 apo 2 regjistra
Kooperativa Bujan, Tropojë, mungon sektori i blegtorisë
Kooperativa Llugaj, Tropojë, mungon sektori i blegtorisë
Kooperativa Tropojë, Tropojë, mungon sektori i blegtorisë
Kooperativa Babinë, Tropojë, mungon sektori i blegtorisë
Kooperativa Paç, Tropojë, mungon sektori i blegtorisë
Kooperativa Zogaj, Tropojë, mungon sektori i blegtorisë
Kooperativa T’Pla, Tropojë, mungon sektori i blegtorisë
Kooperativa Shëngjergj, Tropojë, mungon sektori i blegtorisë
Kooperativa Lekbibaj, Tropojë, mungon sektori i blegtorisë
Kooperativa Bërxullë, Tiranë
Kooperativa Pezë, Tiranë, mungojnë aktivitetet ndihmëse
Kooperativa Ndroq, Tiranë, mungojnë aktivitetet ndihmëse
Kooperativa Bërzhitë, Tiranë, për fshatin Mihajas-Cirme, mungojnë regjistrat e brigadës

Kooperativa Kllojkë, Tiranë, për fshatin Fag mungojnë regjistrat e brigadës së arave
Kooperativa Kutalli, Berat, për fshatrat: Rërëz, Drenovicë, Samaticë
Kooperativa Goriçan, Berat, për fshatin Goriçan Çlirim
Kooperativa Osmënzezë, Berat
Kooperativa Sinjë, Berat, për fshatin Molisht
Kooperativa Fushë-Peshtan, Berat, për fshatin Peshtan
Kooperativa Starovë, Berat, për fshatrat: Starovë, Remanicë
Kooperativa Radësh, Skrapar, për fshatin Mollas
Kooperativa Vërzhezhë, Skrapar, për fshatrat: Vërzhezhë, Strorë
Kooperativa Klos, Mirditë
Kooperativa Domgjon, Mirditë
Kooperativa Petran, Përmet, për fshatin Kaludh
Kooperativa Armen, Vlorë, për fshatrat: Karbunarë dhe Romës
Kooperative Sevaster, Vlorë, për fshatrat: Dushkarak, Golimbas, Mazhar
Kooperativa Arrën, Kukës, për fshatin Tejmollë
Kooperative Klos, Lezhë, për fshatrat: Bater, Bisake, Klos, Mëhallë e vjetër, Petoq,
Lajthizë, Shëngjin-Rugjë, Shtrungaj, Xhuxhë, Valë, Thirrë, Konaj, Zall Xhuxhë,

Kooperativa Domgjon, Lezhë, për fshatrat: Domgjon, Hebë
Kooperativa Zerqan, Dibër, për fshatrat: Gudvi, Peladhi, Valikardh
Kooperativa Kelmend, Malsi e Madhe
Kooperativa Koplik, Malësi e Madhe, për njësinë administrative Qendër, mungon regjistri i eterovajorëve, për fshatin Dobër mungon regjistri i serave, kooperativa Gruemirë, Malësi e Madhe, mungon regjistri i moshave të reja që kanë filluar punë pas vitit 1982
Kooperativa Grizhë, Malësi e Madhe, mungon regjistri i moshave të reja
Kooperativa Xathë, Shkodër, për fshatin Iballë, Qendër
Kooperativa Bugjon, Shkodër
Kooperativa Korçë, Korçë, për fshatin Korçë
Kooperativa Vithkuq, Korçë, për fshatrat: Shtyllë, Cemericë