Miratohet niveli i pagave për punonjësit e Hipotekës, ja niveli për çdo kategori

1730
Sigal

VENDIME QEVERIE/ Ndahen kategoritë e punonjësve të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

 miratuar niveli i pagave për  punonjësit e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 10, të   ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, dhe të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10 405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi si më poshtë. Në fushën e veprimit të këtij vendimi përfshihet Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Kategoria e pagave të nëpunësve, në pozicionet “Specialist” deri në “Titullar i institucionit”, në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, të jetë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Kategoria e pagave të nëpunësve, në pozicionet “Specialist” deri në “Titullar i institucionit”, në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të jetë sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.  Elementet përbërëse të pagës mujore të lidhjeve nr.1 e nr.2 janë si vijon:

a)Paga e grupit, e cila përcakton llojin e diplomës se nëpunësit, grupohet në tre nivele, sipas lidhjes nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Niveli i pagës së grupit, është niveli minimal i domosdoshëm për çdo pozicion pune dhe kategorie page. Vlera e pagës së grupit për çdo nivel është e njëjtë me vlerën e kësaj page, të miratuar për nëpunësit civilë të administratës publike, sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave.

b)Shtesa për vjetërsi në punë jepet në masën 2 për qind pas çdo viti pune deri në 25 vjet dhe llogaritet mbi pagën e grupit;

c)Shtesa e pagës për pozicion për çdo nivel është e njëjtë me vlerën e kësaj shtese të miratuar për nëpunësit civilë të administratës publike, sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave.

ç)Kategoritë e pagave për pozicionet e punës me emërtesë të njëjtë, përcaktohen në kuadër të miratimit të strukturës dhe organikës së secilit institucion.

d)Shtesa për kushte pune është sipas kolonës 4, të lidhjeve të sipërcituara.

Ja kriteret e fondit rezervë për ZRPP-në

Janë miratuar kufijtë dhe kriteret e përdorimit të fondit rezervë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 22, të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave vendosi:

-Në buxhetin vjetor të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme krijohet fondi rezervë, për të garantuar shpenzimet që rrjedhin nga dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara si rezultat i regjistrimit të një informacioni jo të rregullt mbi një pasuri të paluajtshme.

-Masa e fondit rezervë përcaktohet jo më pak se 2 për qind dhe jo më shumë se 5 për qind e totalit të të ardhurave vjetore të parashikuara.

-Masa e fondit rezervë miratohet me vendim të bordit drejtues të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pas propozimit të kryeregjistruesit.

-Përdorimi i fondit rezervë bëhet kur shpenzimet e miratuara për këtë qëllim në buxhetin vjetor janë përdorur dhe/ose janë të pamjaftueshme, në bazë të:

i.vendimit të kryeregjistruesit, për miratimin e vendimit të veçantë të regjistruesit për të drejtën e dëmshpërblimit, sipas kërkesës së palës së interesuar, i cili duhet të jetë në pajtim me dispozitat e ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, dhe sipas rregullave të përcaktuara nga bordi drejtues, për llogaritjen e dëmshpërblimit për dëmet e shkaktuara, si rezultat i regjistrimit të një informacioni jo të rregullt mbi një pasuri të paluajtshme, ose ii.të  një titulli ekzekutiv,  sipas  përcaktimeve të Kodit  të  Procedurës

 Miratohet kontrata për shfrytëzimin e hidrocentralit në lumin Devoll

Në mbledhjen e djeshme qeveria vendosi propozimin e projektligjit “për disa shtesa   dhe ndryshime në ligjin nr. 10083, datë 23.2.2009, “për miratimin e kontratës së koncesionit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës,  si autoritet kontraktues, dhe EVN AG, Statkraft AS e Devoll Hydropoëer, sh.a., si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen  në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë “të ndryshuar”. Propozimi është bërë në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 e 2, të Kushtetutës, me propozim të zëvendëskryeministrit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave.