Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë, detajet e policisë

97
Sigal

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në rrugën “Arben Broci në Tiranë.

Policia bën me dije se zjarri është fikur pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse ndërsa për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë

Më datë 23.01.2023, në rrugën “Arben Broci”, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetases I. Ll.

Zjarri është fikur me ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.