Moti i keq, Berisha akuza Ramës: Vetëm që të mos dëmshpërblejë banorët, mohoi pasojat e hapjes së digave

79
Sigal

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur në një deklaratë nga selia blu për pasojat e motit të keq në vendin tonë.

Berisha u shpreh se fatkeqësia më e madhe e shqiptarëve janë Edi Rama dhe qeveria e tij ndërsa shtoi se shkak e kësaj situate të krijuar nga përmbytjet janë mosveprimet e qeverisë.

“Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë e cila sillet sot si një organizatë e papërgjegjshme dhe ka lënë Shqipërinë një vend tërësisht të braktisur nga jugu në veri.

Rrugë të bllokuara, jetë të humbura për shkak të infrastrukturës mesjetare, Shembje masive për shkak të vjedhjes së fondeve në skarpate. Investime të bëra dhe dy vjet më parë. Shqipëria nuk pati një mot të madh dhe nuk ishte moti i madh fatkeqësia e saj.

Fatkeqësia e Shqipërisë në këtë mot ishte Edi Rama dhe ministrat e tij hajdutë dhe të papërgjegjshëm për detyrën që kryejnë. U zhdukën përveç FB të Edi Ramës nuk ka funksionuar asgjë. Duke shprehur solidaritetin tim të plotë me të gjitha zonat e dëmtuara, me banorët e Shkodrës që u përmbytën nga digat. Duhet të kesh logjikën e harbutit të hapësh portat e tre liqeneve të kaskadës dhe të deklarosh se Shkodra dhe nën Shkodra nuk u përmbytën nga kaskada.

Vetëm se duhet të dëmshpërblesh për çdo metër katror të përmbytur nga digat. Katastrofë ishin përmbytjet në Lezhë. Dhe vetëm pasi ikën ujërat u bë i gjallë Pjerini.

Shkoni dhe shikoni inaugurimet e dy viteve më parë në Kune si i mori shiu u parë. Në Rehovë një zonjë shtëpie 50-vjeçare humbi jetën në përrua për shkak të urës së rrënuar. Për këtë qeveri shqiptarët pothuajse nuk ekzistojnë ose ekzistojnë vetëm për të vjedhur taksat e tyre.

Dënoj qëndrimin e papërgjegjshëm ndaj kësaj situate dhe theksoj se fatkeqësia më e madhe ishte qeveria Edi Ramës dhe qëndrimet e saj ndaj kësaj fatkeqësie”, deklaroi Berisha.