Këto 3 shenja horoskopi janë shumë të prirura që ta gjejnë veten në një trekëndësh dashurie

106
Sigal

Në astrologji, çdo shenjë horoskopi ka karakteristika të veçanta dhe origjinale. Nëse po pyet veten se cilat janë ato shenja që mund të përfshihen në një trekëndësh dashurie, ta themi ne. Spoiler: Shenjat e ajrit!

Binjakët

Nuk është sekret që Binjakët vdesin të flirtojnë! Janë shpirtra të lirë, sharmantë dhe në kërkim të gjërave dhe njerëzve që i bëjnë t’u rrahë zemra fort. Kështu, mos u çudit nëse e sheh që një Binjak kërkon të gjejë dashurinë në partnerë të ndryshëm.

Binjakët ndryshojnë shpesh dhe kanë tendencën që të mërziten në një lidhje, gjithashtu duan ta ruajnë zemrën të paprekur, në mënyrë që të shmangin lëndimin.

Peshorja

Peshorja, në kuptimin e parë të fjalës, e peshon çdo gjë në mendje, ndaj është përherë e pavendosur, veçanërisht kur ka të bëjë me çështje pëlqimi dhe dashurie.

Pse? Sepse udhëhiqet nga Afërdita, planeti i dashurisë.

Që do të thotë? Se Peshorja e adhuron të jetë e dashuruar!

Peshorja ka tendencan të romantizojë gjithçka dhe natyra e tyre e butë dhe e ndjeshme, shpesh i çon në dëshirën për të marrë dashuri nga shumë partnerë, derisa të gjejë të duhurin.

Ujori

Ka shumë arsye pse një Ujor mund ta gjejë veten në një trekëndësh dashurie. E para, sepse do të jetë në anën e personit që nuk përkushtohet në një lidhje.

Pra, do të ketë “shok/shoqe me benefite”, pa asnjë lidhje emocionale. Nga të gjitha shenjat që duan të njohin shumë njerëz në të njëjtën kohë, Ujori kryeson listën.

P.S.: Nëse njeh një person poligam në jetën tënde, me shumë gjasa, është Ujor.