Ministrja Kushi ‘qokë’1.1 mld. lekë biznesmenit për pajisje

178
Sigal

Evis Kushi është Ministrja aktuale e Arsimit. Ndonëse institucioni i saj nuk para bën tendera me shumicë si kolegët, ndodh ndonjëherë që i “qan” fare. Themi kështu pasi rezulton se institucioni që ajo drejton ka realizuar një tender tepër të dyshimtë në lidhje me blerjen e pajisjeve didaktike.

Nuk bëhet fjalë për shifra të vogla por për gati 900 milionë lekë të vjetra që i janë dhënë Llambro Sulotit të kompanisë ALMedical. Procedura e prokurimit në fjalë ka numër reference REF-24946-04-13-2022 dhe si objekt “Blerje pajisje didaktike për fizikë, arsimi bazë”.

Fondi limit është caktuar 91,081,315 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.1 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Duke shfletuar dokumentacionin e tenderave vihet re se kanë marrë pjesë në garë 6 operatorë ekonomikë. Këtu fillojnë shfaqen edhe dyshimet e para.

Nga 6 pjesëmarrësit, sipas joq për habi 2 operatorë kanë ofruar zero lekë. Në asnjë vend të botës nuk ka kuptim të marrësh pjesë në një garë dhe të mos japësh ofertën tënde. Kjo në fakt është një skemë tipike që zbatohet në Shqipëri për të dhënë përshtypjen se në procedurë kanë marrë pjesë shumë garues dhe prania e tyre shërben sa për numër.

Ndërkohë nga 4 kompanitë që ofruan vlerë, fituese u shpall ALMedical e Llambro Sulotit me ofertë 72,865,065 lekë të reja pa TVSH ose rreth 900 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por duke parë ofertat vihet re se një tjetër kompani pjesëmarrëse ka ofruar gati 95 milionë lekë të vjetra më pak sesa firma fituese por ky fakt nuk është marrë në konsideratë.

Ndërsa si “qershia mbi tortë” del se vlera fituese është sa 80% e fondit limit. Të gjitha sa më sipër bëjnë të lindin dyshime të forta se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar dhe se nuk është aspak çudi që të jenë mbushur plot edhe xhepat e ministres.