Rama vizitë në Izreal me ftestë të biznesmenit të minierave

135
Sigal

Mediat vendase kanë pasqyruar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Izrael. Jerusalem Post shkruan se qëllimi i vizitës së Ramës ka qenë forcimi i mbrojtjes kibernetike për Shqipërinë. Gjatë vizitës së tij në Izrael, Rama planifikon të takohet me kreun e Drejtorisë Kombëtare të Kibernetikës dhe kompanitë kryesore izraelite në këtë fushë, si dhe me kryeministrin Yair Lapid, Presidentin Isaac Herzog, Kryetarin e Knessetit Mickey Levy dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu. Mediat shtojnë gjithashtu se Rama gjithashtu kërkon të çojë përpara një samit të kryeministrave ballkanikë në Izrael, për të forcuar lidhjet e tyre me shtetin hebre në fushat e energjisë, bujqësisë, kibernetikës etj. Sipas artikullit biznesmeni izraelito-kazak Alexander Machkevitch, i cili drejton një nga kompanitë më të mëdha në botë të minierave dhe prodhimit të lëndëve të para, Euroasian Resources Group, ishte i përfshirë në koordinimin e vizitës së Ramës në shtetin hebre. “Kryeministri shqiptar Edi Rama mbërriti në Izrael të dielën për të forcuar mbrojtjen kibernetike të vendit të tij pas një sërë sulmesh nga Irani që çuan vendin e tij në ndërprerjen e lidhjeve me Teheranin. Sulmi kibernetik iranian ndaj Shqipërisë në fillim të këtij viti paralizoi shërbimet publike dhe sistemet dixhitale, e shkaktoi kaos. Biznesmeni izraelito-kazak Alexander Machkevitch, i cili drejton një nga kompanitë më të mëdha në botë të minierave dhe prodhimit të lëndëve të para, Euroasian Resources Group, ishte i përfshirë në koordinimin e vizitës së Ramës në shtetin hebre.”