Drejtuesja e LSI-së në Qarkun e Durrësit, Elona Guri ka zhvilluar sot takime me qytetarë të Durrësit ku ka prezantuar programin e kësaj force politike.
“Durrësi është i bekuar me profesionistë dhe njerëz të talentuar e të aftë të cilët meritojnë kushte dhe një vend të sigurtë për të ndërtuar dhe zhvilluar të ardhmen e tyre.”,- u shpreh Guri në mesazhin e saj.
Mesazhi i saj i plotë:
Me Biankën, stomatologe, e cila pret me padurim NDRYSHIMIN E MADH të 25 prillit. Durrësi është i bekuar me profesionistë dhe njerëz të talentuar e të aftë të cilët meritojnë kushte dhe një vend të sigurtë për të ndërtuar dhe zhvilluar të ardhmen e tyre. Të gjithë së bashku për FITOREN E MADHE
Elona Guri
LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI



















