Ish- ministri Arben Malaj : Një vend ku populli ka frikë qeverinë quhet diktaturë, zgjedhje të parakohshme për përfaqësuar socialistët dhe mbarë popullin

103
Sigal

Ish-ministri i Financave në kohën e qeverisjes së Partisë Socialiste, Arben Malaj thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij kjo, sepse duhet t’i jepet fund kësaj qeverisjeje arrogante që sipas tij prodhon vetëm taksa të larta për shqiptarët.

“Kompania duhet njoftuar. Rastet e korrupsionit sot janë bërë të shpeshta. Promovimi i njerëzve me historik kriminal nga PS është bërë masiv.

Dhe në rastet kur qeveria merr vendime arbitrare, si në rastin e ‘Prestige’, apo rastit në Vlorë, theksoj se pasojat janë në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Është koha që PS të bëjë një zgjidhje politike, duhet të ketë reagime brenda tyre.

Vendi duhet të shkojë në zgjedhje qoftë me një qeveri teknike. Të ngarkosh një popull me barrë të tillë nga një qeveri arrogante është mëkat. Duhet të mësojnë nga historitë e vendeve të tjera. Është përgjegjësi e madhe, edhe e tyre që mendojnë se përfaqësojnë socialistët, që rrinë në heshtje.

Nëse PS nuk do të reagojë ndaj kësaj keqqeverisjeje, kësaj arrogance dhe këto gjoba të Tatimeve, do të mbajnë përgjegjësi.

‘Në një vend ku populli ka frikë qeverinë quhet diktaturë’, kështu thuhet në shkencat politike. Boll më me qeverisje me arrogancë dhe që prodhon taksa të larta për shqiptarët”, tha ai.