Paloka: Alibeaj do ndajë votat me Ramën, loja bëhet për para të pista, misioni i tij, shkatërrimi i PD

112
Sigal

Deputeti demokrat Edi Paloka thotë se Partia Demokratike nuk ndodhet në kushtet e 6 marsit, duke shtuar se asokohe bëhej fjalë për zgjedhje të pjesshme, ndërsa në 14 Maj zgjedhjet janë jo vetëm për demokratët. Në një intervistë, ai deklaroi se elektorati i djathtë është mëse i qartë se çfarë përfaqëson grupimi i Ali-Bashës dhe se çfarë përfaqëson Partia Demokratike.Ai shtoi se nëse në 6 mars kishte nga ata që kishin dilema, ndërsa sot të gjithë qytetarët janë të vendosur se ku do e japin votën, ata që duan të votojnë për opozitën. Paloka u shpreh se roli i Ali-Bashës është për të çuar deri në fund dëshirat dhe synimet e Edi Ramës, por se në këtë rast ai do dëmtojë Ramën, se kandidatët e tij do jenë kandidatët e Edi Ramës dhe se në vend të ndajnë votat e PD, do ndajnë votat e Ramës. Ai ndau bindjen se nuk beson se kush është kundër kësaj qeverie do të votojë kandidatët e Alibeajt. Nuk ka çfarë pret Ali-Basha nga demokratët, nuk u mjaftua me rrëmbimin e vulës po ka hedhur në gjyq dhe koalicionin. Ka një pjesë brenda atij grupi deputetësh që i kërkojnë të mos kandidojë, por jo ai vetë. Ai është i vendosur ta çojë deri në fund misionin që i ka dhënë Rama, ka një grup që i kërkojnë të mjaftohet me këshilltarët, por çfarëdo që të bëjë ne jemi të ndarë në këtë pikë.  Nuk mund të shkojmë ne te i emëruari i Ramës në Parlament, se po ashtu ne shkojmë te Rama. Kush do të vijë te PD e ka rrugën e hapur edhe deri në fund të mandateve që kanë mund të vijnë pastaj historia ndryshon.