Rama zbardh diskutimet me Blinken për Kosovën: Kërkesat ndaj Prishtinës nuk janë shtrënguese

21
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi dhe biseda që ka pasur me sekretarin amerikan i shtetit, Antony Blinken sa i takon çështjes së Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se kërkesat e SHBA-ve ndaj Prishtinës nuk janë shtrënguese.

“Dua ta falënderoj dhe për një mbështetje të vazhdueshme dhe e dobishme për ecurinë tonë në BE. Proces që varet nga çfarë bëjmë ne, gjykimi i aleatëve tanë, por prej disa vitesh ne kemi ndjerë dhe çojmë interesimin e SHBA. Posaçërisht interesimit të DASH dhe faktin që sekretari në vazhdimësi në takimet me aleatët, nuk e lë pa e nënvizuar, dhe po ashtu nevojën për ta shtyrë më tutje nevojë për t’u integruar.

Patjetër që kemi folur për rajonin. Kemi ndarë të njëjtat pikëpamje dhe shqetësime. Shqipëria ka një politikë të dorës së shtrirë të miqësisë për të gjitha vendet e rajonit. Do investohemi që rajoni të shkojë para sepse është në interesin në radhë të parë, tonin. SHBA kanë qenë dhe do jenë mbështetës të njohjes së Kosovës, dhe është mirë që shqiptarët kudo nga janë të mos e harrojnë se pa ta nuk do kishte një shtet të pavarur të Kosovës. Interesi i SHBA në këtë rajon, specifikisht për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri e Kosovë, është interes i dorës së dytë apo i ndarë nga interesi ynë, për të ndërtuar një të ardhme në paqe dhe prosperitet për gjeneratat e tjera.

Ndihemi të keqardhur kur shohim hapa pas dhe jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e këtij dialogu, për dhimbjen e plagëve të një tragjedie jo shumë të largët për ata që jetojnë në Kosovë, po ashtu të vetëdijshëm edhe për faktin si sulmi terrorist në Banjskë… Serbia nuk e ndihmon si duhet procesin gjithmonë, por në radhë të [arë shqiptarët e Kosovës, dhe të gjithë ne, duhet të jemi të vetëdijshëm që të përparojë me kërkesat në tryezën e dialogut. Nuk janë kërkesa shtrënguese, as që Kosova të lëshojë një milimetër nga dinjiteti e sovraniteti i vet, por kërkesa që bëjnë të mundur një kontekst që ngre lart Republikën e Kosovës.”, tha Rama.