Ministri Peleshi dorëzon pronat e ushtrisë për shitje dhe inventime

116
Sigal

Kur SPAK nisi goditjet në nivele të larta të qeverisë, kryeministri Edi Rama, ministrat, krye bashkiakët dhe drejtorët qendror, filluan të delegojnë kompetencat te zëvendësit e tyre, për firmosjet e tenderëve, privatizimeve, kontratave të qirave, shpenzimeve e koncesioneve.

Pas Belinda Ballukut, Ogerta Manastirliut, Mirela Kumbaros, Anila Denajt të Bujqësisë, Igli Hasanit të Ministrisë së Jashtme, Ervin Metes së Financave e Albana Koçiut të Shëndetësisë; Niko Peleshi është ministri i tetë që delegon kompetencat te zv/ministri Enkelejdi Joti.

Por me ndryshimin, se ministrat e tjerë, ia kanë deleguar vartësve të gjitha kompetencat, ndërsa Niko Peleshi ia ka dorëzuar vetëm kompetencën për administrimin e pronave të ushtrisë, me të drejtën e plotë për të kryer çdo veprim me to.

Me Urdhër nr. 225, datë 20.2.2024, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ngarkon zëvendësin e tij, Enkelejdi Joti, të drejtojë çdo proces lidhur me ushtrimin e përgjegjësisë për administrimin e pronave të ushtrisë, brenda strukturave dhe në raport me institucionet e privatët.

Ai ka kompetenca të vendosë vetë e të nënshkruajë çdo vendim, urdhër dhe akt transferimi, heqje nga inventari, dhënie me qira dhe shitje pronash të ushtrisë, pa i marr leje as Shtabit të Përgjithshëm dhe drejtorisë ushtarake që ka në inventar e administrim pronat.

Në pikën 4 të urdhrit të ministrit Niko Peleshi, thuhet se shfuqizohet Autorizimi Nr. 2812/1, datë 4.12.2018, me të cilin ish-Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, kishte ngarkuar me administrimin e pronave të ushtrisë, sekretarin Florjan Kali e ish-këshilltarin Amant Josifi, ortak i Olsi Ramës në grupin mafioz “Call-Center”.

Por, nga duart e ortakut të Olsit, administrimi i pronave të ushtrisë, ka kaluar në duart e Enkelejdi Jotit, mikut dhe sekserit të Edi Ramës; të cilin, më 13 prill 2023 e emëroi Zv/ministër të Mbrojtjes, , ndërsa në vitet 2017-2021 ka qenë Drejtor i QSUT, ku sipas KLSH ka pasur afro 200 milionë Euro korrupsion.

Fakti, që më se 3 vite Ministër i Mbrojtjes, Niko Peleshi i administroi vetë pronat e ushtrisë, ndërsa para 2 javësh ia la në dorë Enkelejdit, është indicie për të dyshuar, se aferat me këto prona do vazhdojnë.

Ose, nëpërmjet tij, do pastrohen abuzimet që ka bërë ish-ministrja Mimi Kodheli me sekretarin Arjan Kraja në vitet 2013-2017; abuzimet që ka bërë Olta Xhaçka me sekretarin Florian Kali e këshilltarin Amant Josifi në vitet 2018-2020.

Por dhe abuzimet që ka bërë vetë Niko Peleshi me sekretaren Geraldina Prodani, deri më 20 shkurt 2024, kur administrimin e pronave të ushtrisë ia dorëzoi mikut të Bablokut.Pamfleti