Eriselda Sefa i fal mikes së saj tenderin 25 MLN lekë për pemë dekorative në Lushnje

23
Sigal

Lushnja digjet, Bashkia blen pemë dekorative. Këto muaj nuk kanë qenë aspak të mira për qytetin e Lushnjës, duke nisur që nga dhjetori, kur u dogj qendra tregtare dhe disa apartamente, ku pati dëme të shumta materiale. Më tej erdhi ngjarja më e rëndë akoma që ndodhi të premten e shkuar, ku në kantierin e deputeti socialist ndodhi një shpërthim i madh, si pasojë vdiqën babë e bir dhe u plagosën 8 persona të tjerë. Nga ky shpërthim janë dëmtuar shumë biznese dhe banesa aty pranë. E ndërsa qyteti mbetet jashtë kontrollit të bashkisë, paratë e taksapaguesve keqmenaxhohen nga kryetarja Eriselda Sefa. Ajo vazhdon me planin e saj, blen pemë, kur prioritet duhet të bëheshin zjarrfikëset, apo personeli që shërben aty.Në dokumentin e mëposhtëm shohim se 25 milionë lekë do të hiqen nga arka e bashkisë, sepse Sefa mendon që qyteti ka nevojë urgjente për pemë dekorative. Sipas të dhënave të tenderit, do të blihen 1280 pemë. Mbjellja e pemëve është një investim i mirë, por në këtë situatë anormale fluksi i parave të taksapaguesve duhet t’i përgjigjet shqetësimeve dhe jetës së qytetarëve. Faktit që ky shpenzim nuk është i domosdoshëm i shtojmë edhe shpërdorimin që bën kryetarja gjatë procesit të prokurimit. Nuk mundej të gjendej një çmim më i arsyeshëm dhe të paktën jo në këtë periudhë kur qyteti ka një mijë probleme të tjera? Përtej këtyre, të paktën të bëhet tenderi sipas ligjit. Sepse me sa shohim, procesi qenka i skuqur nga shkeljet. Gara për këtë tender është hapur më datë 14 shkurt 2024 dhe deri më 28 shkurt kur ka qenë afati i fundit i dorëzimit të ofertave. Vetëm një person fizik ka dorëzuar ofertë! Pikërisht në të njëjtën datë, duke qenë se nuk kishte asnjë konkurrent për të zhvilluar garën, Sefa i ra shkurt duke shpallur fituese ofertën sa 99% e fondit limit të propozuar nga SOFIA MYFTARI. Kjo e fundit ka përfituar shpesh tenderë nga Bashkia Lushnje për lule apo pemë dekorative sipas gijotina. Pra, ky tender të ketë qenë një dhuratë për 14 shkurtin. Ndërsa tani në mars, dy zonjat kanë lidhur kontratën, e cila është vlerësuar me ‘Red Flag’ nga Open Data Albania për shkeljen e ligjit të Prokurimeve Publike. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit.