Presidenti Ilir Meta: Rama është i tmerruar nga personaliteti im dhe i Berishës

256
Sigal

Në vijim të intervistës, Presidenti Meta tha se, “populli shqiptar nuk do të zëvendësohet me popuj të huaj, por do jetë zot në vendin e vetë dhe në tokën e tij, ky vend do ketë  fëmijë dhe të ardhme”.

Duke folur për trazirat e shkaktuara ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, Kreu i Shtetit tha se gjithë situata është e sajuar.

“Unë i kam bërë të qartë se për shkak të pandemisë, paga dhe trajnimi duhet t’i përshtatet kësaj situate. Nuk jam dakort me lënien e detyrës. Ka pasur mungesë vullneti për një zgjidhje sepse edhe më herët janë konstatuar probleme të menaxhimit të këtij institucioni, që nuk kanë marrë përgjigje.”,- shtoi më tej Presidenti Meta për çështjen e Rinasit.

Kreu i Shtetit gjithashtu tregon se, Kryeministri Rama është i tmerruar nga personaliteti i tij dhe i atij të ish-Kryeministrit Berisha.

“Kuptohet që zoti Berisha është një nga personalitet më të fortë në politikën shqiptare dhe zoti Rama nuk mund të ndërtoj dot raporte partneriteti me të tjerët, qoftë me kundërshtarët apo ata që mund të ketë në koalicion. Partneriteti është i llojeve të ndryshme bazuar mbi disa parime, mbi disa norma. Ai ka gjithmonë marrëdhënie të tilla të cilat kanë të bëjnë thjeshtë me raportin me pushtetin. Kur ai ka pushtet dhe mendon që të tjerët janë nën pushtetin e tij  ka marrëdhënie të shtypjes të vendosjes  së çizmes në qafën e vartësve.”,- shton më tej Presidenti Meta.

Ndërsa kur krahason Kryerministrin Rama me kundërshtarin e tij, Lulzim Bashën, Kreu i Shtetit thotë se personaliteti i Bashës është i një personaliteti të një politikani të Bashkimit Europian, ndërsa Rama është një politikan tipik i modelit lindor autoriat, i sitilit bizantin, i cili përmbys gjithë rregullat e lojës.