Meta njofton mbajtjen e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë më 29 Tetor: Do të finalizojmë ndryshimet në statut

108
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta njoftoi se më 29 tetor do të zhvillohet Konventa Kombëtare e PL-së.

Në takimin që Meta mbajti me Komitetin Organizativ të Partisë u shpreh se në këtë konventë do të finalizohen ndryshimet në statut dhe program.

“Sot do të marrim vendim për thirrjen e konventës kombëtarë të PL më 29 tetor, në mënyrë që të finalizojmë ndryshimet në statut dhe program.

Së dyti lidhur me zgjedhjet e forumeve të PL dhe njëkohësisht edhe me aksionin e saj politik”, tha Meta në nisje të fjalës së tij.

Më tej Meta u shpreh se varfëria dhe korrupsioni e kanë çuar vendin në buzë të greminës.