Meta njofton konferencë për mediat, ja për çfarë do të flasë Presidenti

395
Sigal

Presidenti Ilir Meta do të dalë sot në një konferencë për mediat.

Teksa ende nuk dihet se për çfarë do të flasë kreu i shtetit, është parashikuar që konferenca të nisë në orën 17:30 në ambientet e Presidencës.

“Të dashur kolegë gazetarë,

Sot në ora 17:30, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ju fton të gjithëve në një konferencë për mediat, në ambientet e Institucionit të Presidentit.”, njofton zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi.

Kujtojmë se sot Prokuroria e Posaçme kërkoi pushimin e çështjes në gjykatë që lidhet me padinë e Metës për ish-kreun e KED, Ardian Dvoranit.

Po ashtu një tjetër çështje me rëndësi që pritet të komentohet nga Meta është dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për 30 qershorin, ndërsa pritet që ai të shpallë edhe datën e zgjedhjeve të reja.