Agron Duka:  Mbështetja për fermerët si tallavaja me dajre në kohë fushate elektorale!!!!”

201
Sigal

 

Agron Duka Kryetari i PAA reagon ndaj Paketes Fiskale 2022 për bujqësinë 

 

Paketa fiskale 2022 për bujqësinë dhe “prezantimi- risi” që bëri dje Kryeministri Rama, përballë disa fermerëve, ka sjelle më shumë konfunzion si më parë. Me sa duket qeveria nuk ka dashur të marrë parasysh ankesat e vazhdueshme të fermerëve në lidhje me mbështetjen nga qeveria dhe mungesën e tregut për prodhimet bujqësore, pasi jo pak herë këto të fundit kanë përfunduar duke u kalbur nëpër kanale apo kanë mbetur të pashitura nëpër magazina..

Mburrja e Kryeministrit Rama se punohen 250 mije hektar tokë në totalin e 660 mijë hektarëve, është për të vënë kujën. Ai tha se nuk kemi para të hedhim kuturu  dhe kjo tregon sa e konsideron kryeministri ynê bujqësinë shqiptare .

 

“Kjo fjala e Kryeministrit për bujqësinë, na kujton tallavanë me dajre në një fushatë elektorale të tij”

 

Z.Rama!

Në emër të fermerit kam disa pyetje për Ju!!!!

Pse buxheti i vitit 2022 është 2% më i ulët se i vitit 2021?!

Pse e taksove tinëzisht prodhimin vendor Agro me 20% përmes skemës së TVSH ?!

Po pse përmes kësaj skeme të duhet të taksosh afërsisht me 100 lekë (të rinj ) çdo litër qumësht dhe fruta perime të freskëta?!

Pse duhet të mbështesësh importin përmes lehtësirave fiskale e gjeo-politike me hapje kufijsh?!

Dhe në fund,

A ishte e nevojëshme ta mbyllësh prezantimin e paketës fiskale 2022 duke i thënë bujkut :        – Drejtohuni tek kompanitë e sigurimeve për tu mbrojtur ndaj fatkeqësive natyrore ?!

  1. Rama si deputet i këtij vendi, ju them se paketa fiskale e vitit 2022, nuk është konsultuar me bizneset prodhuese dhe ky është rrënim me pasoja e përmasa kombëtare, që prek çdo shqiptar.

 

Ju nuk keni marrë parasysh as projekt ligjet që ne si ekip i PAA kemi dorëzuar në Parlament.

 

Ndaj me fakte dhe shifra ju them që bujqësia shqiptare êshtë përtej vëmendjes së qeverisë tuaj!!!!

 

Agron Duka!

Kryetar i PAA